Në vazhdën e aktiviteteve të organizuara nga Fakulteti Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes në UBT, është mbajtur një ligjëratë tematike nga profesori i njohur ndërkombëtar, Paolo Parisi.
Në këtë ligjëratë, profesori Paolo Parisi, para studentëve të UBT-së dhe pjesëmarrësve të tjerë, trajtoi temën: “Elements of Biology and the Chemistry of Life”, duke sjellë dhe treguar përvojën e tij shumëvjeçare në këtë fushë.
Gjatë kësaj ligjërate, u diskutua për çështje të ndryshme rreth formave dhe niveleve të organizimit të jetës në natyrë, qelizën, atomet, molekulat, si dhe për lidhjet kimike.
Ndër të tjera, profesori Paolo Parisi, në një interaktivitet mes studentëve, foli edhe për principet themelore të reaktivitetit kimik, përbërjen kimike të sistemeve të gjalla, si dhe për burimet e energjisë, metabolizmit dhe prodhimit të energjisë në qelizë.