Elon Musk dhe kompania e tij X janë duke negociuar një marrëveshje për të zgjidhur një padi grupore nga ish-punonjësit e Twitter, të cilët u larguan menjëherë pas blerjes së kompanisë nga Musk në 2022.
Pas blerjes, Musk shkarkoi mbi 6,000 punonjës, duke ulur stafit me rreth 80%. Ai ofroi pagesën e largimit për tre muaj, por padia pretendon se shumë prej ish-punonjësve nuk morën pagesat e plota, ndërsa disa asgjë fare.
Gjithashtu, padi argumenton se oferta e Musk ishte më e ulët se ajo që pritej sipas planit të pagesave të largimit të Twitter-it që nga viti 2019, i cili garantonte deri në gjashtë muaj pagë bazë për punonjësit e lartë, plus një javë pagë për çdo vit shërbimi.
Në korrik, një gjykatës në San Francisko vendosi që Musk nuk ishte i detyruar të respektojë marrëveshjet e largimit të punonjësve me Twitter-in. Por paditësit apeluan vendimin dhe tani palët kanë kërkuar shtyrjen e një seance në apel për të negociuar një zgjidhje.