Dy gra që humbën punën në Twitter pasi Elon Musk mori drejtimin e gjigantit teknologjik, po e padisin kompaninë, duke e akuzuar se pushimet e fundit nga puna kanë prekur në mënyrë disproporcionale punonjëset femra.
Rreth gjysma e fuqisë punëtore të Twitterit u lirua nga puna në fillim të muajit të kaluar pasi Musk bleu kompaninë për 44 miliardë dollarë.
Musk u tha atyre që mbetën në punë se duhet të punojnë me intensitet më të madh.
Sipas padisë, largimet nga puna prekin në mënyrë disproporcionale gratë “të cilat janë kujdestare për fëmijët dhe anëtarët e tjerë të familjes, dhe kështu nuk janë në gjendje të përmbushin kërkesa të tilla”./UBTNews/