Kasia Gallanio ishte përfshirë në një betejë të ashpër ligjore me Abdelaziz bin Khalifa Al Thani për 15 vjet mbi kujdestarinë e fëmijëve të tyre.
Ish-gruaja e një princi të Katarit u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në resortin spanjoll Marbella, raportoi Independent të mërkurën. Ajo ishte gruaja e tretë e miliarderit Abdelaziz bin Khalifa Al Thani, e cila po luftonte një betejë të ashpër ligjore me ish-bashkëshortin e saj për kujdestarinë e tre vajzave të saj.
Independent tha në raportin e saj se zonja Gallanio vdiq pas një mbidoze të dyshuar të drogës të dielën.
Gallanio u divorcua nga bashkëshorti pas akuzave se ai saj abuzoi seksualisht me një nga tre vajzat e saj, raportoi The Daily Beast. Al-Thani gjithmonë i ka mohuar akuzat.
Gallanio, 45 vjeçare, e cila ka lindur në Los Anxhelos, u martua me 73-vjeçarin Al-Thani në vitin 2004.
Mediat franceze raportuan se Gallanio po luftonte me depresionin dhe varësinë nga droga dhe alkooli ndërsa jetonte vetëm në Spanjë. Ajo kohët e fundit kishte kaluar disa muaj në spital, e që sipas mediave, vuante nga acarime nervore.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së saj./UBTNews/