UBT News

Ish-prifti italian dënohet me burg për zhvatje

Një ish-prift italian, i njohur si “Don Euro” për kërkesat e tij të vazhdueshme për para nga famullitë e tij, është burgosur për zhvatjen e një ish-peshkopi.

Luca Morini, i cili e humbi statusin si prift pas një sërë skandalesh, u dënua me shtatë vjet e gjysmë burg, të mërkurën. Po ashtu ai akuzohej edhe për zhvatjen e një murgeshe.

Morini ishte prift i Pontasserchio, një qytet toskan me 2 mijë e 600 banorë në veri të Pizës. Në fillim u mendua se ishte shpirtmirë, por shpejt fitoi pseudonimin Don Euro për kërkesat e tij të vazhdueshme për kontribute.

Sipas mediave italiane, paratë e vjedhura Morini i ka shpenzuar për festa, klube dhe diamante./UBTNews

Exit mobile version