Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev shkroi në Telegram për ‘mëkatet’ e Perëndimit dhe drejtoi disa deklarata ndaj Ukrainës.
Ai e akuzoi presidentin amerikan, Joe Biden se është “gjysh i çuditshëm me demencë” dhe përshkroi liderët evropianë si “të çmendurit e qytetit”.
Sipas tij, Bashkimi Evropian “totalisht e ka humbur kontaktin me realitetin” dhe “po i detyron ukrainasit fatkeq të sakrifikojnë jetën e tyre për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian”.
Madje, sipas tij, Ukraina “mund të humbasë mbetjet e sovranitetit shtetëror dhe të zhduket nga harta botërore”./UBTNews/