UBT News

Ish-presidenti rus thotë se sulmet në Ukrainë janë vetëm “episodi i parë”

Dmitry Medvedev, ish-presidenti rus i cili është aleat i ngushtë me Putinin, i ka përshkruar sulmet e fundit të Moskës ndaj Ukrainës si vetëm “episodi i parë”, duke lënë të nënkuptohet se ky është vetëm fillimi.

Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha në një postim në Telegram se Rusia, së bashku me mbrojtjen e popullit dhe kufijve të saj, duhet “të synojë shpërbërjen e plotë të regjimit politik të Ukrainës”.

Ai pretendoi se “shteti ukrainas në konfigurimin e tij aktual me regjimin politik nazist do të vazhdojë të përbëjë një kërcënim të përhershëm, të drejtpërdrejtë dhe të qartë për Rusinë”.

Rusia ka kërkuar në mënyrë të përsëritur të shpërbëjë qeverinë e presidentit ukrainas me prirje naziste – pretendime të cilat janë tallur nga Ukraina dhe aleatët e saj si “absurde”./UBTNews/

Exit mobile version