UBT News

Ish-presidenti rus thotë se Rusia “do të copëtohet” nëse humb luftën

Ish-presidenti rus dhe zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës ruse, Dmitry Medvedev tha se Rusia do të “zhduket” nëse humb luftën në Ukrainë.

“Nëse Rusia ndalon operacionin ushtarak special pa arritur fitore, Rusia do të zhduket, ajo do të copëtohet”, tha Medvedev në një postim në Telegram të mërkurën.

“Nëse SHBA ndalon furnizimin me armë për regjimin e Kievit, lufta do të përfundojë”, shtoi ai.

Komentet e Medvedevit vijnë pas fjalimit të presidentit amerikan, Joe Biden, në Poloni të martën.

Gjatë fjalimit të tij, Biden tha: “Nëse Rusia do të ndalonte pushtimin e Ukrainës, do t’i jepte fund luftës. Nëse Ukraina ndalon së mbrojturi veten kundër Rusisë, do të jetë fundi i Ukrainës”, për të cilën Medvedev pretendon se është “një gënjeshtër e rafinuar”./UBTNews/

Exit mobile version