Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha se rënia e një rakete brenda kufirit të Polonisë tregon se Perëndimi po i afrohet një lufteje botërore.
“Incidenti me ‘goditjen me raketa’ të supozuar nga Ukraina në një fermë polake dëshmon vetëm një gjë: Duke zhvilluar një luftë hibride kundër Rusisë, Perëndimi i afrohet luftës botërore”, shkroi Medvedev të mërkurën në Twitter.
Rusia ka mohuar të ketë lidhje me raketën që ra në Poloninë lindore të martën dhe vrau dy persona, afërsisht në të njëjtën kohë kur Moska nisi valën e saj më të madhe të sulmeve me raketa në qytetet ukrainase në më shumë se një muaj.
Sulmi shënon herën e parë që një vend i NATO-s goditet drejtpërdrejt gjatë pushtimit rus të Ukrainës. Nuk dihet se kush e ka lëshuar raketën, apo saktësisht se nga është lëshuar ajo, megjithëse Ministria e Jashtme polake e ka cilësuar atë si “prodhuar nga Rusia”./UBTNews/