UBT News

Ish-presidenti rus: Çdo lëvizje e Izraelit për të furnizuar me armë Kievin do të dëmtojë lidhjet

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev paralajmëroi Izraelin kundër furnizimit me armë në Ukrainë, duke thënë se çdo veprim për të shtuar forcat e Kievit do të dëmtonte rëndë lidhjet dypalëshe.

“Izraeli duket se po përgatitet të furnizojë me armë regjimin e Kievit. Një lëvizje shumë e pamatur. Do të shkatërronte të gjitha marrëdhëniet dypalëshe midis vendeve tona”, tha Medvedev në Telegram.

Deri më tani, Izraeli ka dërguar ndihma humanitare, përfshirë helmeta, në Ukrainë, por nuk ka dërguar asnjë armë.

Një zëdhënëse e kryeministrit izraelit Yair Lapid, i cili gjithashtu mban portofolin e punëve të jashtme, tha për AFP e zyra e tij nuk do t’i komentonte komentet e Medvedev./UBTNews/

Exit mobile version