UBT News

Ish-presidenti i Ukrainës rrugëve të Kievit me kallashnikov, e quan ‘të çmendur’ Putinin

Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko – i armatosur dhe i rrethuar nga forcat mbrojtëse – u shfaq në një lidhje direkte për CNN nga rrugët e Kievit dhe ka thënë se ukrainasit janë gati për të mbrojtur shtetin e tyre.

“Të gjithë duhet ta kuptojnë se [presidenti rus] Putini nuk i shpalli luftë Ukrainës. Putini i shpalli luftë të gjithë botës”, tha ai.

Ai tha se presidenti rus është “tërësisht i çmendur”.

“Ai është i çmendur. Ai është vetë djalli që erdhi për t’i vrarë ukrainasit”, deklaroi Poroshenko.

Poroshenko ka thënë se Ukraina ka nevojë për asistencën e Perëndimit, përfshirë sanksionet./UBTNews/

Exit mobile version