Ish-presidenti rus, Dmitry Medveded paralajmëroi një luftë të mundshme bërthamore të mërkurën nëse Gjykata Ndërkombëtare vendos të ndëshkojë Moskën për krime të dyshuara në Ukrainë.
“Ideja për ta ndëshkuar një vend që ka arsenalin më të pasur nuklear është absurditet në vete”, deklaroi Medvedev, një aleat i afërt i presidentit rus, Vladimir Putin.
“Dhe potencialisht përbën kërcënim për ekzistencën e njerëzimit”, shtoi ai tutje.
Medvedev, i cili ishte president gjatë periudhës mes viteve 2008-2012, tani është nënkrytear i Këshillit të Sigurimit./UBTNews/