Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro aplikoi për vizë turistike gjashtëmujore për të qëndruar në Shtetet e Bashkuara, konfirmoi të hënën Brasil, firma ligjore që përfaqëson Bolsonaron.
Kërkesa u dorëzua të premten, më 27 janar, raporton CNN. Së fundi u raportua se Bolsonaro shkoi në SHBA me një vizë A-1, e cila u jepet krerëve të shteteve dhe është e vlefshme vetëm derisa ata e ushtrojnë atë post. Departamenti Amerikan i Shtetit refuzoi ta komentonte rastin për shkak të konfidencialitetit.
Bolsonaro ndodhet në Florida që nga 30 dhjetori. Ai u largua nga Brazili disa ditë para inaugurimit të pasuesit të tij më 1 janar, presidentit aktual, Luiz Inacio Lula da Silva. Pesë nëpunës civilë u autorizuan ta shoqëronin atë në Miami nga 1 deri më 30 janar./UBTNews/