Ish-presidenti amerikan, Donald Trump e ka paditur gazetarin Bob Woodward për shkelje të të drejtave të autorit, nën pretendimet se Woodward publikoi audio nga intervistat që realizoi me të, pa pëlqimin e Trumpit. Woodward dhe publikuesi Simon&Schuster thonë se padia është “e pabazë”.
Woodward kreu disa intervista me Trumpin për librin “Rage”, i dyti libër i ish-presidentit që doli në treg në shtator të vitit 2020. Më pas Woodward publikoi “The Trump Tapes”, një libër audio që përmban tetë orë intervista të papërpunuara me Trumpin të ndërthurura me komentin e autorit. Ai libër, i cili doli në shitje më 25 tetor të vitit 2022, përmban 20 intervistat e Woodward të kryera me Trump nga viti 2016 deri në vitin 2020, përfshirë edhe atë për librin “Rage”.
Megjithatë Trump, në padinë që dorëzoi të hënën në Florida, thotë se nuk i ka dhënë leje atij për të publikuar intervistat.
“Presidenti Trump i tha Woodwardit shumë herë se intervistat do të përdoreshin nga Woodward – dhe vetëm Woodward – me qëllimin e vetëm për të cituar me saktësi presidentin Trump për librin “Rage” dhe jo për ndonjë qëllim tjetër, sikurse ofrimin, marketingun ose shitjen e intervistave te audienca, shtypi ose media, në çfarëdo mënyre apo forme”, thuhet në padi.
Trump po kërkon gati 50 milionë dollarë dëmshpërblim./UBTNews/