UBT News

Ish presidenti Amerikan dërgon në gjykatë Facebook, google dhe Twitter

Ish presidenti Amerikan Donald Trump tha ditën e Mërkure se do të padisë në gjykatë Facebook, Twitter dhe Google si dhe CEO e tyre respektivë Zuckerberg, Dorsey dhe Pichai.

Tre paditë u dërguan në gjykatën federale të shtetit të Floridas me argumentin se gjigantët e teknologjisë kanë shkelur Amendamentin e Parë.

Rrjeti social Facebook një muaj më parë tha se do të dëbonte Trump nga platforma të paktën deri në Janar të 2023. Ndërsa YouTube e ka dëbuar Trump paafat. Paditë synojnë që të detyrojnë rrjetet social të rikthejnë profilet e Trump në platformat e tyre.

Gjithashtu kërkojnë që Seksioni 230 i Aktit për Komunikim të Mirësjelltë të shfuqizohet dhe të shpallet anti-kushtetues. Asnjë prej kompanive nuk ka komentuar paditë. /PCWorld Albanian

Exit mobile version