Një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar pritet t’i jap dënimin sot një ish-polici londinez për akuzat se i njëjti ka kryer përdhunime të vazhdueshme dhe sulme seksuale gjatë dekadave.
David Carrick, një oficer me shërbim të gjatë në Policinë Metropolitane të Londrës, është deklaruar fajtor për 49 akuza, duke përfshirë 24 akuza për përdhunim gjatë 17 viteve.
Disa nga këto akuza i referohen incidenteve të shumta, që arrijnë në të paktën 85 vepra në total, përfshirë 48 përdhunime.
Ai e përdori statusin e tij si oficer policie për të qetësuar fillimisht gratë dhe më pas për të filluar marrëdhënie, përpara se t’i nënshtronte ato ndaj asaj që prokurori Tom Little e quajti “një katalog i veprave të dhunshme dhe brutale seksuale”./UBTNews/