UBT News

Ish-oficer i CIA-s dënohet me 10 vjet burg si spiun për Kinën

Alexander Yuk Ching Ma, një ish-oficer i CIA-s, është dënuar me 10 vjet burg për akuza të spiunazhit për qeverinë kineze. Ma, 71 vjeç, i cili ka punuar për CIA-n nga viti 1982 deri në 1989 dhe më pas për FBI-në, u arrestua në gusht të vitit 2020 pas pranimit të fajësisë për shitjen e sekretetve të SHBA-së në Kinë.

Ma, një shtetas amerikan i natyralizuar i lindur në Hong Kong, pranoi gjatë një interviste me një agjent të fshehtë të FBI-së se kishte shitur informacione të klasifikuara për Kinën.

Në përputhje me marrëveshjen e pranimit të fajësisë, ai është obliguar të bashkëpunojë me prokurorët për pjesën tjetër të jetës së tij dhe të nënshkruajë për debrifikime të rregullta nga agjencitë qeveritare të SHBA-së, duke përfshirë teste poligrafike.

Prokurorët kanë zbuluar se Ma ka bashkëpunuar me një të afërm të tij, i cili gjithashtu ishte agjent i CIA-s, për të dhënë sekrete për oficerët e inteligjencës të punësuar në Byronë e Sigurimit Shtetëror të Shangait. Një takim në Hong Kong është regjistruar në video, ku Ma është parë duke numëruar 50,000 dollarë në para të thata për informacionet e dhëna.
Ma kishte punuar më parë në zyrën e FBI-së në Honolulu si gjuhëtar me kontratë, pas zhvendosjes së tij në Havai në vitin 2004. Prokurorët thanë se FBI-ja, tashmë në dijeni të aktiviteteve të tij të spiunazhit, e angazhoi Ma si pjesë e një mashtrimi për të monitoruar dhe hetuar aktivitetet dhe kontaktet e tij.

Në seancën e gjykatës në Havai të mërkurën, Ma u dënua me 10 vjet burg, duke përfunduar me pesë vjet lirim të mbikëqyrur. Bashkëpunëtori i paidentifikuar i Ma, i cili është identifikuar si vëllai i tij, vdiq para se të ndiqej penalisht./UBTNews/

 

Exit mobile version