Një ish-ministre e qeverisë kroate është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të fondeve të Bashkimit Evropian, përcjell UBT News.
Zyra e Prokurorit Publik Evropian njoftoi të mërkurën se gjithsej katër persona u akuzuan për mashtrim.
Të dyshuarit përballen me akuza në lidhje me “procedurën publike për blerjen e sistemeve të Teknologjisë Informative” dhe janë ndaluar nga policia.
Veprat e supozuara janë kryer brenda Ministrisë Kroate për Zhvillimin Rajonal dhe fondeve të BE-së.
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, më vonë konfirmoi se ish-ministrja e qeverisë, Gabrijela Žalac, ishte një nga të dyshuarit, transmeton UBT News.
Žalac, një anëtare e partisë në pushtet HDZ, shërbeu nën Plenkoviç si ministre e Zhvillimit nga 2016 deri në 2019. Kreu i Agjencisë Qendrore të Financave dhe Kontraktimit të Kroacisë (SAFU) thuhet se është arrestuar gjithashtu.
Kryeministri Plenkoviq tha se ishte i befasuar për arrestimin e Žalac, por theksoi se “institucionet gjyqësore janë të pavarura dhe bëjnë punën e tyre”./UBTNews/