Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për ish-ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.
Por sipas ish-ministres Dhurata Hoxha aktakuza është ngritur nga presioni mediatik, derisa shton se aktakuza nuk ka të bëjë me ndarjen as për korrupsion.
Hoxha në një intervistë për Ekonomia Online thotë, thotë se nga të gjithë zyrtarët që e kanë nënshkruar kontratën përfshirë edhe këtë të fundit, të gjithë janë të pafajshëm.
“Fillimisht e kam lexuar lajmin në medie, lidhur me ngritjen e aktakuzës dhe të nesërmen prokuroria ka kontaktuar avokatin tim për ta marr dosjen, por aktakuzën nuk e kemi pranuar as unë as avokati im dhe aktakuza na është dhënë që të dorëzohet në gjykatë, mirëpo më duhet të sqarojë se sipas shikimit fillestar është aktakuzë që nuk i plotëson as minimalisht kriteret që duhet, kriteri në dyshimin e bazuar, pra as në mënyrë minimale nuk e plotëson kriterin”.
“Është një aktakuzë që është bërë nën presionin mediatik, respektivisht të Jeta Xharrës, kinse kjo është ish-ministre ka lobuar kundër ndarjes që nuk është aspak e vërtetë, kjo aktakuzë nuk është për ndarje, për korrupsion asnjë cent i buxhetit të Kosovës nuk është keqpërdor, nuk është për ndarje sepse nuk a asnjë dëshmi e vetme për ndarje”.
“Nga zyrtari i parë që e ka vënë nënshkrimin, e deri te zyrtari i fundit që jam unë që e kam nënshkruar atë kontratë të gjithë jemi të pafajshëm, kemi kryer një punë të shkëlqyeshme dhe kemi respektuar ligjin në përpikëri”, tha Hoxha.
Madje, Hoxha ngritjen e aktakuzës po quan tendencë politike, për të përhapur mjegull kinse ka lobuar për ndarje të Kosovës.
“Me plot fuqinë e fjalës është një tendencë politike për të më njollosur mua, është tendencë politike për të përhapur mjegull kinse është lobuar për ndarje kur dihet se kush është përmendur në këtë hulumtim është një hulumtim për plotë teori konspirative i bazuar në thashetheme kinse është përmendur aty presidenti Hashim Thaçi, kryetari Kadri Veseli se kinse ne kemi bërë plan për ndarjen e Kosovës, dhe është tmerr që në këtë kohë dy figurat historike të shtetit tonë po ballafaqohen me drejtësinë për ta vërtetuar çiltërsinë e UÇK-së, në këtë kohë po bëhet një aktakuzë kinse për lobim për ndarje”.
E nëse Hoxha do të del e pafajshme ajo tha se do të shteron të gjitha mundësitë ligjore kundër atyre që kanë shpifur për të.
“Patjetër do ti shfrytëzojë të gjitha instrumentet gjyqësore, në kuadër të sistemit të drejtësie jo vetëm për të dëshmuar pafajësinë time dhe të grupit, dhe koha do të tregojë se do t’i ofrojmë dëshmitë, në rrjete sociale po i lexoj disa nga komentet se ata duhet me vra, me gjuajt plumb në ballë për mua dhe po më bëhet linçim publik nga Jeta Xharra”.
“Kjo është tendencë politike e Jeta Xharrës se unë në qershor të vitit të kaluar kam ngrit padi për shpifje për të dhe e tëra është luftë personale”.