UBT News

Ish-ministri Vitia raporton javën e ardhshme në Komisionin Hetimor për menaxhimin e pandemisë

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë COVID-19, u vendos që të ftohet për intervistim ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19, Mimoza Kusari-Lila njoftoi se me datë 22 dhe 23 shtator do të ftojnë në intervistë ish-ministrin Vitia, menaxherin e Qendrës së Karantinës, Valdet Hashanin, infektologun Izet Sadiku, dhe njërin prind të të ndjerit, Agon Musliu.

Sipas Kusari-Lilës, më datë 22 shtator do të intervistohen menaxheri i Qendrës së Karantinës, Valdet Hashani, dhe njëri prind i Agon Musliut.

Ndërsa, siç tha ajo të mërkurën do të intervistohen ish ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe infektologu Izet Sadiku.

“Na duhet intensifikimi i punës që në javën e ardhshme të caktojmë takimet… Në listë është Arben Vitia, prindi i Agon Musliut, dhe Izet Sadiku e Valdet Hashani… pra të raportojnë të katër dëshmitarët”, ka thënë Kusari-Lila./UBTNews

Exit mobile version