UBT News

Ish-ministri Vitia po raporton në Komisionin Hetimor Parlamentar

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia po raporton në Komisionin Hetimor Parlamentar për menaxhimin e situatës me COVID-19. Vitia thotë se ajo çfarë e ka frikësuar më së shmti është sistemi i brishtë shëndetësor.

“E para është një sistem i brishtë me shumë mangësi që janë bërë në 20 vite, e dyta janë mungesa e materialeve bazike, e treta ka qenë jo një trajtim adekuat për situata të tilla dhe e katërta ka qenë situata në Itali dhe në disa vende të tjera që përkundër sistemit të avancuar shëndetësore kanë humbur jetë të shumta.”, deklaroi Vitia./UBTNews

Exit mobile version