UBT News

Ish-liderja e Mianmarit dënohet me 6 vite të tjera burg, reagojnë grupet ndërkombëtare të të drejtave

Një gjykatë në Mianmar e drejtuar nga ushtria ka dënuar ish-lideren, Aung San Suu Kyi, me gjashtë vjet burg pasi e dënoi atë për katër akuza shtesë për korrupsion, sipas mediave shtetërore.

Vendimi i fundit e çon dënimin e saj total në 17 vjet dhe kjo vjen pasi i dërguari i posaçëm i OKB-së për Mianmar udhëtoi në vend të hënën për të trajtuar “situatën e përkeqësuar (të të drejtave).

Suu Kyi u shpall më parë fajtore për vepra të shumta, duke filluar nga ryshfeti deri te shkeljet zgjedhore.

Të hënën, Suu Kyi u dënua për akuzat e keqpërdorimit të fondeve nga një bamirësi për të ndërtuar një shtëpi dhe dhënie me qira të tokës në pronësi të qeverisë, sipas Agjencisë së Lajmeve të Myanmar (MNA).

Suu Kyi po mbahet në izolim në një burg në Naypyitaw dhe ka mohuar të gjitha akuzat kundër saj.

Grupet ndërkombëtare të të drejtave dhe liderët botërorë kanë shprehur shqetësimin për përkeqësimin e gjendjes së të drejtave të njeriut në Mianmar dhe kanë hedhur poshtë gjyqet në vazhdim kundër Suu Kyi, duke i quajtur ato “të padrejta”./UBTNews/

Exit mobile version