Sulmi raketor në territorin polak tregon se Perëndimi po i afrohet një tjetër lufte botërore, tha ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev.
Në një deklaratë në Twitter, Medvedev shkroi se sulmi për të cilin ai supozon se është kryer nga Ukraina, dëshmoi se Perëndimi “po bën një luftë hibride kundër Rusisë” dhe po i afrohet “luftës botërore”.
Presidenti polak, Andrzej Duda tha se vendi nuk ka prova konkrete që tregojnë se kush e hodhi raketën, e cila goditi një fabrikë polake rreth katër milje larg kufirit me Ukrainën dhe la të vdekur dy persona./UBTNews/