Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani është prononcuar për Ekonomia Online duke thënë se Albin Kurti nuk mund të kandidojë për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Tutje, ai tha se ia ndalon edhe në pjesën operative çdo kujt që ka një vendim për vepër penale për t’u kandiduar për deputetë.
Kjo specifikohet në pikën 260 të akt vendimit të Kushtetuesës se i ndalohet çdo kujt që ka një vendim për vepër penale për t’u kandiduar për deputetë.
Pikat e akt-vendimit të Gjykatës Kushtetuese që sqarojnë mundësinë e kandidimit për deputet të personave të dënuar:
- Në vlerësimin e Gjykatës, neni 70.3.6 i Kushtetutës, neni 8.1.6 i Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit dhe nenin 112.1 (a) dhe (c) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, duhet të lexohen në mënyrë të ndërthurur me nenin 71.1 të Kushtetutës dhe nenit 29.1.q të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Qëllimi i përbashkët i këtyre neneve kushtetuese dhe ligjore është që: a) personat e dënuar për vepra penale me vendime gjyqësore të formës së prerë, të vlefshme në Republikën e Kosovës, të mos mund të kandidohen e as të zgjidhen si deputet, nëse janë dënuar gjatë tri viteve të fundit para zgjedhjeve; dhe b) të mos mund të ushtrojnë mandatin e deputetit nëse janë të dënuar me një apo më tepër vite burgim, me një ven
Në vlerësimin e Gjykatës, neni 70.3.6 i Kushtetutës, neni 8.1.6 i Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit dhe nenin 112.1 (a) dhe (c) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, duhet të lexohen në mënyrë të ndërthurur me nenin 71.1 të Kushtetutës dhe nenit 29.1.q të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Qëllimi i përbashkët i këtyre neneve kushtetuese dhe ligjore është që: a) personat e dënuar për vepra penale me vendime gjyqësore të formës së prerë, të vlefshme në Republikën e Kosovës, të mos mund të kandidohen e as të zgjidhen si deputet, nëse janë dënuar gjatë tri viteve të fundit para zgjedhjeve; dhe b) të mos mund të ushtrojnë mandatin e deputetit nëse janë të dënuar me një apo më tepër vite burgim, me një vendim gjyqësor të formës së prerë, të vlefshëm në Republikën e Kosovës.