Komisioni Zgjedhor i Pakistanit ka ndaluar ish-kryeministrin Imran Khan nga mbajtja e posteve publike pas akuzave për shitje të paligjshme të dhuratave shtetërore.
Koalicioni qeverisës kërkoi vendimin, duke e akuzuar Khanin se nuk dha detaje mbi dhuratat që i mori nga personalitetet e huaja dhe dyshohet që i shiti ato.
Avokatët e tij thonë se do të kundërshtojnë vendimin e komisionit në gjykatën e lartë. Kurse vetë Khan tha se rasti ishte i nxitur politikisht.
Vendimi unanim i një paneli prej pesë anëtarësh të komisionit zgjedhor është një pengesë e madhe për ish-kryeministrin, thotë Anbarasan Ethirajan i BBC-së. Imran Khan ka mbështetje të jashtëzakonshme popullore.
Muajin e kaluar ai e pranoi se i ka shitur të paktën katër dhurata që i kishte marrë gjatë mandatit të tij si kryeministër dhe se ato u përfshinë gjatë deklarimit të tatimit mbi të ardhurat./UBTNews/