Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe ndodhet në një “gjendje shumë të rëndë” pasi u qëllua duke mbajtur një fjalim në qytetin perëndimor Nara të premten. Ministri i Mbrojtjes, Nobuo Kishi ka thënë se Abe po merr transfuzion gjaku.
Kryeministri aktual, Fumio Kishida u shpreh më herët se po bëhet gjithçka për ta mbajtur gjallë Aben.