UBT News

Ish-kryeministri izraelit thotë se është “nevojë urgjente” lirimi i pengjeve

Ish-kryeministri izraelit, Ehud Barak ka thënë se është “plotësisht në mbështetje” të marrëveshjes për lirimin e pengjeve në Gaza sa më shpejt që të jetë e mundur. Sipas tij, është nevojë urgjente lirimi i pengjeve.

“Çrrënjosja e çdo aftësie ushtarake të Hamasit mund të zgjasë një vit nga tani, por ne mund të mos kemi pengje të gjalla brenda një viti. Edhe nëse kjo nënkupton dhjetë javë armëpushim, nuk më intereson”, deklaroi ai.

Ai tha gjithashtu se “mbështeti” sulmet e mundshme nga SHBA në Siri dhe Irak./UBTNews/

Exit mobile version