Ish-krerët e UÇK-së janë të zhgënjyer si nga Kosova ashtu dhe nga Shqipëria. Kjo ishte deklarata e Nait Hasanit, ish-ambasador i Kosovës në Shqipëri.
“Institucionet e Kosovës, por dhe institucionet e Shqipërisë, asnjë nga këta nuk ka bërë një reagim për të thënë se pse po rrinë në paraburgim kaq gjatë?” – u shpreh Hasani.
Për të mbajtja në paraburgim për një vit pa vërtetuar akuzat janë shkelje e ligjshmërisë, andaj duhen marrë masa nga autoritetet përkatëse.
Në takimin e tij me Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasiqin në Hagë, ai u shpreh se kishte parë në sytë e tyre pafajësinë dhe sakrificën.
Nga ana shëndetësore, ish-ambasadori konfirmoi se janë mirë, njësoj dhe nga ana politike duke qenë se janë të pafajshëm, ama nga ana morale ka një vit që presin të vërtetohen akuzat.