Ish-krerët e luftës çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, u shpallën sot qytetarë nderi të komunës së Drenasit në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal.
Propozimi u votua unanimisht nga anëtarët e Kuvendit të Komunës.
Mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës kishte për rend dite 21 pika dhe të gjitha janë miratuar e diskutuar.