Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi përmes videolidhjes janë pjesë e konferencës së Speciales për ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj tyre.
Ish-presidenti i Kosovës, dy ish-kryeparlamentarët dhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, përballjen me Gjykatën Speciale e nisën në fillim të muajit nëntor kur edhe u publikuan aktakuzat ndaj tyre, të cilat iu konfirmuan më 26 tetor.
Në paraqitjet e tyre të para, para gjykatësit së procedurës paraprake, të gjithë u deklaruan të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.