UBT News

Ish-komandanti i Wagnerit do të dëbohet nga Norvegjia

Një ish-komandant i grupit mercenar rus Wagner, i cili kohët e fundit iku në Norvegji, është kapur nga policia, njoftoi një zyrtar të hënën. Një grup rus i të drejtave të njeriut tha se atij i ishte thënë se do të deportohej në Rusi.

“Ai është kapur … dhe ne po shqyrtojmë nëse do të kërkojmë vendimin e një gjykate për internim”, tha avokatja e policisë Line Isaksen për Reuters, duke refuzuar të japë detaje të mëtejshme.

Andrei Medvedev është një ish-komandant i grupit Wagner, i cili po lufton për Rusinë gjatë luftës në Ukrainë.

Ai u largua duke kaluar kufirin ruso-norvegjez dhe ka thënë se po frikësohet për jetën e tij pasi dëshmoi rreth vrasjes dhe keqtrajtimit të të burgosurve rusë të sjellë në vijën e frontit në Ukrainë për të luftuar për Wagner./UBTNews/

Exit mobile version