UBT News

Ish-këshilltari i Trump: Në Kremlin po pinë vodka me shishe, “gosti për Ukrainën”

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare të Donald Trump, John Bolton, ka deklaruar se zyrtarët në Kremlin kanë nisur festimet pas qëndrimeve të fundit të presidentit amerikan mbi Ukrainën.

Zyrtarët në Kremlin po “pinë vodka direkt nga shishja”, pas deklaratave të Trump”, tha Bolton.

Në një intervistë për CNN Bolton tha se Vladimir Putin ka arritur një sërë fitoresh strategjike dhe ka pritur me padurim mundësinë për të negociuar me Trump, duke e parë atë si një lider që do të bënte lëshime të favorshme për Rusinë.

Deklaratat e Bolton vijnë pasi Trump tha se rikthimi i Ukrainës në kufijtë e para vitit 2014 – para aneksimit të Krimesë nga Rusia – është joreal, ashtu sikurse edhe anëtarësimi i saj në NATO.

Pozicioni që sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, përshkroi në Bruksel përbën termat e një deklarate që mund të ishte shkruar në Kremlin – ndoshta është shkruar në Kremlin,” tha Bolton, duke kritikuar qasjen e Trump ndaj luftës.

Sipas tij, gabimi më i madh strategjik është deklarimi i lëshimeve para fillimit të negociatave. “Nëse hyni në një negociatë, nuk shpallni asnjëherë nuk jepni pozicionet paraprakisht,” theksoi ai.

Qëndrimi i Trump dhe i aleatëve të tij në lidhje me Ukrainën ka shkaktuar reagime të forta, mes frikës se një qasje më e butë ndaj Moskës mund të inkurajojë agresionin rus dhe të minojë përpjekjet e Perëndimit për të mbrojtur sovranitetin ukrainas.

Exit mobile version