Ish-këshilltari i Albin Kurti, Shkelzen Gashi ka reaguar për tollovinë tek Qendra e Vaksinimit në Prishtinë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Gashi thotë se është i bindur që Zemaj do ta kishte menaxhuar më mirë këtë situatë.
“Jam i bindun, madje thellë, që Armend Zemaj kishte me e menaxhu larg më mirë këtë situatë. Marre”, është shprehur Gashi.
Në lidhje me pamjet e sotme tek qendra e vaksinimit në Prishtinë kanë reaguar edhe liderë opozitarë, duke fajësuar qeverinë për mosorganizim të procesit të vaksinimit.