Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi se fjalët e presidentit rus, Vladimir Putin duhet të merren seriozisht, dhe se kjo është “shenjë e mençurisë politike” dhe jo dobësisë.
Merkel, e cila u largua nga detyra dy muaj para fillimit të luftës në Ukrainë, po fliste për një përgjigje që kishte dhënë në qershor rreth karakterit të Putinit.
“Unë thashë se fjalët e tij duhet të merren seriozisht”, tha Merkel në inaugurimin e Fondacionit Helmut Kohl.
Komentet e saj vijnë pasi Putini së fundmi kërcënoi me përdorim të arsenalit bërthamor të Rusisë./UBTNews/