Mediumi izraelit Haaret ka publikuar një opinion të gjeneralit izraelit, Itzhak Brik, në të cilin ai thotë se nëse forcat izraelite “vazhdojnë të luftojnë në Gaza duke sulmuar dhe risulmuar të njëjtat objektiva, jo vetëm që nuk do ta çojmë Hamasin drejt kolapsit, por do të kolapsojmë edhe vetë”.
Ai tha se çdo ditë forcat izraelite në Gaza po dobësohen, ndërsa Hamasi, “në të kundërtën, tashmë ka rimbushur radhët e tij me 17 dhe 18-vjeçarë”.
“Ekonomia e Izraelit, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe koheziviteti social janë dëmtuar rëndë nga kjo luftë shkatërruese kundër Hamasit dhe Hezbollahut”, tha ai.
Ai shtoi se ushtria izraelite “nuk ka forca të mjaftueshme për të përballuar një luftë shumëfrontesh”./UBTNews/