Ish-futbollisti i Fenerbahçes dhe kombëtares turke, Serhat Akın është qëlluar me armë zjarri në lagjen Beykoz të Stambollit.
Atentati ndaj sulmuesit të njohur që tashmë është i angazhuar si komentator u bë teksa po dilte nga një program sportiv në një kanal televiziv.
“Më qëlluan në këmbë pas programit, fjala jonë e fundit është Fenerbahçe”, shkroi Akin në një postim në rrjetin social Facebook pas sulmit.
Mediat turke sakaq shkruajnë se futbollisti është shtruar në spital dhe ndodhet në gjendje të mirë.Sulmi me armë ndaj Serhat Akın është regjistruar nga kamerat e sigurisë në zonë. Në pamjet filmike shihet se ish-sulmuesi është qëlluar me armë nga një person i cili ka dalë me vrap nga ndërtesa dhe më pas u largua me motor nga vendi i ngjarjes./UBTNews/