Një ish-diplomat ukrainas ka hedhur poshtë deklaratat se sulmet ajrore të Rusisë në Poltava janë në shenjë hakmarrje ndaj inkursionit të Ukrainës në Kursk.
Olexander Scherba, i cili më parë ka shërbyer si ambasador i Ukrainës në Austri, tha për DW se nuk ka asnjë justifikim për sulmet e Rusisë në Poltava.
“E dini, kudo që dikush thotë diçka të tillë, unë jam pa fjalë sepse Ukraina është pushtuar, vrarë, përdhunuar, torturuar, prerë kokat, tredhur për dy vjet e gjysmë. Dhe tani, në vitin e tretë të kësaj lufte, ne më në fund sollëm luftën në territorin rus dhe krejt papritur, njerëzit në Perëndim thonë, mirë, kjo është hakmarrja për atë që bëtë ju, për atë që bëmë ne”, shtoi ai./UBTNews/