Kroacia do të mbështesë intergimin e Kosovës në NATO. Ish-ministri i Jashtëm kroat thotë se hyrja e Kosovës në aleancë do sjellë më shumë siguri dhe stabilitet për rajonin.
Miro Kovaç, ish ministër i jashtëm i Kroacisë ka komentuar shënimin e 75-vjetorit të NATO-s dhe 15-vjetorit të anëtarësimit të Kroacisë dhe Shqipërisë në Aleancën Veriatlantike.
Ai tha se presin që shumë shpejtë edhe Kosova t’i bashkohet me të drejta të plota kësaj aleance.
“Jemi shumë të gëzuar që i jemi bashkuar aleatëve tanë bashkë më Shqipërinë dhe gjithsesi presim që edhe Kosova shumë shpejt të jetë anëtare e NATO-s me të drejta të plota”, deklaroi ish-kreu i diplomacisë kroate.
Duke folur për shqetësimet për një konflikt real në Ballkanin Perëndimor, Kovaç tha se është çështje e Bashkimit Evropian që të merret me sigurinë.
Ai tha se nëse ka ndonjë lloj agresioni brenda Ballkanit shtetet anëtare brenda NATO-s, do të ndërhyjnë menjëherë për të siguruar që rendi e siguria të ruhet dhe të mbahet si e tillë.
Kovaç ka komentuar edhe rastin e Bansjkës me 23 shtator të vitit të kaluar, duke thënë se ishte një përpjekje për të shkaktuar trazira në rajon./Euronews.al/