Ish-deputeti, Danush Ademi nga Unioni Republikan i Ashkalinjëve në Ferizaj, njëherësh kandidati për asamble komunale, është sulmuar në ditën e zgjedhjeve në fshatin Dubravë të Ferizajt.
Me urdhër të prokurorit të rasti, pas intervistimit i dyshuari për këtë rast të cilësuar si “sulm” është liruar në procedurë të rregullt.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Megjithatë Policia nuk ka bërë të qartë se nga kush është sulmuar Ademi.
“Me datën 12.10.2025, rreth orës 16:30, fshati Dubravë, Komuna e Ferizaj. Policia në Ferizaj ka shoqëruar në stacionin policor personin e dyshuar, mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje verbale, ka sulmuar personin tjetër, ankuesin – mashkull kosovar”, ka thënë Veseli.
Qytetarët e Kosovës më 12 tetor kanë votuar për kryetar të komunave dhe këshilltarë komunal./D.B/KP