UBT News

Ish-bashkëshorti i Kelly Clarkson ndërroi jetë në moshën 48-vjeçe

Ish-bashkëshorti i Kelly Clarkson, Brandon Blackstock, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare pas një beteje me kancerin.

Një përfaqësues i familjes njoftoi lajmin për US Weekly. “Me trishtim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Brandon Blackstock”, tha ai.

Brandon Blackstock kishte luftuar me kancerin për tre vitet e fundit, por nuk dha detaje të mëtejshme.

“Ai luftoi me trimëri me kancerin për më shumë se tre vjet. Ai ndërroi jetë në paqe i rrethuar nga familja e tij. Ju falënderojmë për mendimet dhe lutjet tuaja dhe ju kërkojmë që të gjithë të respektojnë privatësinë e familjes në këtë kohë të vështirë“, thuhet në deklaratë.

Vetëm një ditë më parë, duke shpjeguar vendimin e saj për të shtyrë shfaqjen në Las Vegas, Kelly kishte zbuluar se Brandon po përballej me një problem shëndetësor , por nuk e specifikoi natyrën e problemit.

“Fatkeqësisht, më është dashur të shtyj shfaqjet e mbetura të serisë Studio Session në gusht në Las Vegas. Zakonisht e mbaj jetën time private, por gjatë vitit të kaluar babai i fëmijëve të mi ka qenë i sëmurë dhe unë duhet të jem e pranishme për ta në këtë kohë. U kërkoj falje atyre që blenë bileta për shfaqjet dhe e vlerësoj shumë mirësinë, mirëkuptimin dhe durimin tuaj”, tha ajo në një postim të ndarë me fansat në Instagram të mërkurën, më 6 gusht.

Exit mobile version