UBT News

Ish-anëtari i grupit Wagner u kërkon falje ukrainasve në Norvegji

Një ish-anëtar i grupit Wagner, i cili po kërkon azil në Norvegji, u ka kërkuar falje ukrainasve që jetojnë në shtetin skandinav, të cilët kundërshtojnë praninë e tij atje.

“Unë jam një i poshtër për ju, por ju kërkoj vetëm të merrni parasysh se e kam kuptuar këtë, megjithëse me vonesë, dhe kam folur kundër gjithë kësaj”, tha Andrey Medvedev në një intervistë për transmetuesin norvegjez NRK, që u publikua të martën.

“Unë ju kërkoj të mos më dënoni dhe në çdo rast ju kërkoj falje”, deklaroi ai më tej.

Medvedev, i cili tha se ndjehet i kërcënuar nëse do të kthehet në Rusi, jeton në një qendër për azilkërkues në Oslo. Ai kaloi ilegalisht në Norvegji, shtet ky që ka një kufi 198 kilometra (123 milje) të gjatë me Rusinë, në fillim të këtij muaji./UBTNews/

Exit mobile version