Reagime të shumta për tollovinë te 1 Tetori.
Ish Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, thotë se është e dhembshme të shihen të moshuarit duke pritur në këmbë për disa orë rresht për të marrë vaksinën.
“Nana pardje ka pritë rreth katër orë për vaksinë”.
“Sot rradhët qenkan edhe më të mëdha”.
“E tmerrshme dhe e dhimbshme me i pa të moshuarit duke pritë në këmbë me orë të tëra”.
“Nuk kemi nevojë me e zbulu rrotën, dhe nuk është marre me kërku ndihmë. Të gjitha vendet përreth janë shumë përpara nesh me vaksinim, kishim mujtë me ju kërku modelin e sistemimit dhe vaksinimit”, thotë në reagimin e saj ish Ambasadorja Çitaku./UBTNEWS