Ish-ambasadori Anton Berisha reagoi pas dorëheqjes së ish-Ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla nga posti i ministres dhe nga të gjitha funksionet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Berisha në Twitter shkroi se emërimi i saj për Ministre të Jashtme ishte nënçmimi më i madh që iu bë diplomatëve dhe shtetit të Kosovës.
“Emërimi i zonj. Meliza Haradinaj Stublla për Ministre të Jashtme të Kosovës ishte nënçmimi që iu bë intelektualëve, diplomatëve e çka është më e rëndësishmja shtetit të Kosovës. Mandati i saj nuk mund të ishte ndryshe përveç se i dëmshëm dhe ashtu siç përfundoi – i turpshëm”, shkroi Berisha në Twitter.
Emerimi i zonj. Meliza Haradinaj Stublla per Ministre te Jashtme te Kosoves ishte nençmimi qē iu bë intelektualeve, diplomateve e çka eshte me e rendesishmja shtetit te Kosoves.
— Anton Berisha (@AntonBerisha) March 9, 2021
Mandati i saj nuk mund te ishte ndryshe perveç se i demshem dhe ashtu siç perfundoi – i turpshem.
Pas ngritjes së dyshimeve për manipulim të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, Haradinaj-Stublla
dha dorëheqje./UBTNews