UBT News

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch qëndroi për vizitë në UBT

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, qëndroi për vizitë ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, me të cilin u organizua një diskutim i hapur rreth zhvillimeve në Kosovë dhe rreth mundësisë së bashkëpunimit në të ardhmen.

Ish-ambasadori Bosch u shpreh me kënaqësi për suksesin dhe kontributin e UBT-së në fushën e arsimit të lartë dhe inovacionit në Kosovë. Ai vuri në dukje rëndësinë e investimeve në arsimin dhe inovacionin e vendit për të avancuar zhvillimin e tij ekonomik dhe social.

Vizita e ish-ambasadorit Bosch në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së ishte një ngjarje e rëndësishme që theksoi rolin e universitetit në promovimin e dialogut të hapur dhe në krijimin e bashkëpunimeve të reja.

Exit mobile version