UBT News

Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në Rusi thotë se zgjidhja diplomatike me Putinin është e pamundur

Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në Rusi, Sir Andrew Wood, i tha BBC-së se një zgjidhje diplomatike e krizës në Ukrainë do të jetë e pamundur përderisa Vladimir Putin do të jetë në pushtet.

Wood tha se Putin “nuk mund ta di se cila do të jetë zgjidhja diplomatike” dhe shtoi se “fjalët e tij padyshim nuk vlejnë asgjë”.

Duke iu drejtuar çështjes së sanksioneve, Sir Andrew bëri thirrje që një paketë e plotë sanksionesh të vendoset menjëherë kundër Moskës. Ai u kërkoi udhëheqësve perëndimorë të synojnë bankat ruse dhe t’i japin fund të menjëhershëm planeve për të vënë në funksion gazsjellësin Nord Stream 2.

Ai shtoi se njohja e rajoneve separatiste shënoi një moment të rrezikshëm për Putinin, duke vënë në dukje se “populli i Rusisë nuk dëshiron luftë” dhe tha se “ata nuk janë aq të magjepsur me Putinin sa dikur”./UBTNews/

Exit mobile version