UBT News

Ish-ambasadori amerikan: Zyrtarët serbë kontrollohen nga Qeveria e Serbisë

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se zyrtarët e minoritetit serb pjesëmarrës në institucionet e Kosovës, janë të ndikuar nga Qeveria e Serbisë.

”Zyrtarët e minoritetit serb kontrollohen nga Qeveria e Serbisë, si dhe pjesëmarrja e tyre në institucionet e Kosovës – për të kundërshtuar qeverinë e Kosovës”, shprehet Delawie.

Për Zërin e Amerikës, ai tha se është në interes të qytetarëve të nacionalitetit serb që përfaqësuesit e tyre të kthehen në institucionet e Qeverisë së Kosovës.

Ai e sheh të arritshme iniciativën e bashkësisë ndërkombëtare, të Bashkimit Evropian, të SHBA-së dhe të vendeve të Kuintit për shtyrjen e procesit të ri-regjistrimit për dhjetë muaj, nëse do t’i kishte paraprirë një marrëveshje që do të zbatohej nga të dyja palët, Serbia dhe Kosova.

Exit mobile version