UBT News

Ish‑e fejuara e Liam Payne, Maya Henry, po përgatit dokumentar rreth marrëdhënies së tyre

E fejuara e të ndjerit Liam Payne, Maya Henry, raportohet se po përgatit një dokumentar mbi marrëdhënien e tyre, një vit pas vdekjes tragjike të këngëtarit, i cili humbi jetën pas rënies nga ballkoni i një hoteli në tetor të vitit 2024.

Payne, ish-anëtar i One Direction, dhe modelja Henry ishin së bashku për tre vite, derisa fejesa e tyre u ndërpre në vitin 2022.

Sipas “The Sun”, Henry po bashkëpunon me HBO dhe një kompani të pavarur prodhimi për realizimin e tij. Ky dokumentar ka ngritur shqetësime tek familja e artistit, e cila ende po përballet me humbjen e tij.

Një burim tha: Dokumentari do të jetë i dhimbshëm për familjen, që po jetojnë humbje të paimagjinueshme. Ekziston frika se filmi mund të jetë i njëanshëm. Liam nuk është më për të dhënë versionin e ngjarjeve e kjo e bën gjithçka edhe më të rëndë. Thjesht është e trishtueshme.

Projekti pritet të ndalet tek marrëdhënia e tyre, por edhe tek vala e kritikave dhe sulmeve që Henry mori nga fansat e One Direction kur çifti bëri publike lidhjen. Në shkurt të këtij viti, Maya Henry foli për herë të parë për Payne, katër muaj pas vdekjes së tij, e deklaroi se këngëtari luftonte me varësinë nga heroina dhe se dërgonte mesazhe me përmbajtje seksuale fansave femra.

Ajo shtoi se dashuria për të ishte e madhe, por se sjelljet e tij nën ndikimin e drogës e kishin vënë në situata të rrezikshme dhe të dëmshme.

Duke folur për Rolling Stone, Henry u shpreh: “Në fillim ishte përdorimi i drogës dhe varësia që na larguan. Kushdo që ka qenë pranë një personi të varur e kupton sa e vështirë është. Edhe pse e doja thellë, më lëndoi në mënyra që nuk do t’i kuptoj kurrë e vazhdoi të më lëndonte edhe vite pasi u ndamë.” /A.Z/UBT News/

Exit mobile version