UBT News

Ischinger bën vërejtje për marrëveshjen në Shtëpi të Bardhë, Grenell ia përmend vizat

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger ka pasur vërejtje për marrëveshjet e arritura në Shtëpinë e Bardhë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ischinger, lavdëroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për interesimin në raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë, por duke theksuar se në Uashington nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje mes palëve pasi, sipas tij, të dyja vendet nuk e njohin ende njëra-tjetrën, për çka Ischinger shtoi se mbetet ende shumë punë për të bërë nga Bashkimi Europian.

Kjo ngjalli reagimin e Richard Grenell, emisar i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi.

Nëpërmjet një cicërime në Twitter, Grenell i ka kujtuar Ichingerit premtimin për liberalizim vizash për Kosovën të cilin Unioni Europian nuk e realizoi kurrë.

“Në vend se të ankoheni, pse nuk i jepni popullit të Kosovës liberalizimin e vizave, gjë të cilën ju e keni premtuar me vite’, shkroi Grenell.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nënshkruar të premten, marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump./express/

Exit mobile version