Irlandezëve po u kërkohet të mos organizojnë ahengje për të shënuar festën e Vitit të Ri për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, deklaroi shefi i mjekësisë.
Dr Tony Holohan i shkroi ministrit të Shëndetësisë, Stephen Donnelly, për t’i shprehur shqetësimin e tij rreth të dhënave të fundit. Ai gjithashtu kërkoi që të evitohen kontaktet javëve në vijim.
Të enjten u raportuan më shumë se 20 mijë raste të reja me COVID-19 në Republikën e Irlandës brenda një periudhe 24-orëshe.
Në një postim në Facebook pas publikimit të të dhënave të reja, ai nënvizoi se kjo është hera e katërt që brenda një jave Irlanda raportoi rekord të infektimeve me COVID-19.
Sipas tij, mënyra e vetme për të minimizuar rrezikun e transmetimit të virusit te të tjerët është që të shmangen kontaktet me njerëzit tjerë./UBTNews