Ministri i Financave i Irlandës, Paschal Donohoe tha se vështirësitë ekonomike në Britaninë fqinje nuk po dëmtojnë bizneset irlandeze dhe ai shpreson se bisedimet e rinovuara dhe pozitive me BE-në mbi protokollin e Irlandës së Veriut do të vazhdojnë me ardhjen e një kryeministri të ri.
“Stabiliteti politik dhe ekonomik i Mbretërisë së Bashkuar është një përbërës jetik në perspektivat ekonomike të Irlandës dhe në të vërtetë të Evropës”, tha në një konferencë shtypi Donohoe, i cili është në krye të grupit të ministrave të financave të eurozonës.
“Ne për momentin nuk shohim asnjë tregues se zhvillimet e fundit në Mbretërinë e Bashkuar po ndikojnë në performancën e bizneseve irlandeze. Por është diçka që ne po e monitorojmë, është diçka që është shumë e lidhur me performancën e ekonomisë irlandeze”, shtoi ai tutje./UBTNews/